Deklaratat e bëra nga ish Presidenti i SHBA Donald Trump dje gjithashtu patën ndikim në rënien e Bitcoin, transmeton Kosova Post.
Duke folur për Fox News, Trump tha se Bitcoin duket si një mashtrim për të. Duke kujtuar se vlera e Bitcoin ishte rreth 6 mijë dollarë gjatë kohës së tij si president, Trump deklaroi se ishte i befasuar që u vlerësua aq shumë, saqë nuk i pëlqente Bitcoin sepse nuk donte një monedhë tjetër që forcohej ndaj dollarit amerikan.
“Unë dua që dollari të jetë monedha e parë në botë. Unë e kam thënë atë më parë,” tha Trump.
Bitcoin price dips after Trump says the crypto "seems like a scam" https://t.co/LcMTh0nONJ pic.twitter.com/JH819kvJqJ
— Forbes (@Forbes) June 7, 2021