Donald Trump, i cili u zgjodh president i 47-të i SHBA-së tha se do të emërojë manjatin e pasurive të paluajtshme, Steven Witkoff si përfaqësues special të SHBA-së për Lindjen e Mesme,
Në deklaratën e tij me shkrim, Trump deklaroi se Witkoff e bëri çdo projekt dhe shoqëri në të cilën ai përfshihej më të fortë dhe më të begattë.
Duke e përshkruar Witkoff-in si një “udhëheqës të respektuar”, Trump tha se do ta emërojë atë si përfaqësues special për Lindjen e Mesme.
“Steve do të jetë një zë i fortë për paqen dhe do të na bëjë të gjithëve krenarë”, theksoi Trump.
I njohur si një nga miqtë e ngushtë të familjes së Donald Trumpit, Witkoff njihet si një “manjat i pasurive të patundshme”, transmeton Anadolu.Sipas lajmeve në mediat amerikane, Witkoff ishte me Trumpin gjatë “atentatit” kundër tij, teksa ai ishte duke luajtur golf në Florida më 15 shtator.