Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, dy ditë pas u inaugurua në këtë pozitë, ia çoi një selam presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Trump i tha atij që ta ndalojë luftën në Ukrainë.
Ai theksoi se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për ndalimin e luftës, Putini do të përballet me taksa e sanksione nga ana e ShBA-së.
“Nëse nuk bëjmë një “marrëveshje”, dhe atë së shpejti, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të vendos nivele të larta të taksave, tarifave dhe sanksioneve për çdo gjë që u shitet nga Rusia tek Shteteve të Bashkuara dhe tek shtetet e tjera pjesëmarrese. Le ta përfundojmë këtë luftë, e cila nuk do të kishte filluar kurrë nëse unë do të isha President, ne mund ta bëjmë atë në mënyrën më të lehtë, ose në mënyrën e vështirë – dhe është koha për të bërë një marrëveshje. NUK DUHET TË HUMBEN MË JETË!!!”, ka shkruar Trump, raportojnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.tv.