Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Donmez njoftoi se anija “Fatih” ka nisur shpimin e tretë në fushën e gazit Sakarya në Detin e Zi, transmeton KosovaPost.
Ministri njoftoi në llogarinë e tij në Twitter se anija do të vazhdojë të bëjë kërkime të reja për 2 muaj e gjysmë në një thellësi prej 5.000 metrash nën nivelin e detit.
Duke vënë në dukje se emri i pusit në fjalë është “Karasu-1”, ministri Donmez tha: “Anija ‘Fatih’ filloi shpimin e tretë të kërkimit në Detin e Zi në fushën Sakarya. Lutja e kombit tonë është përsëri burimi ynë më i madh i forcës.”
Më 21 gusht 2020, anija shpuese “Fatih” zbuloi 320 miliardë metra kub gaz natyror në pusin “Tuna-1” në fushën e gazit Sakarya.
Më 17 tetor 2020, sasia totale e rezervës arriti në 405 miliardë metra kub me një rritje prej 85 miliardë metra kub të zbuluar në pusin në fjalë.
Kështu, me zbulimin e 135 miliardë metër kub në pusin “Amasra-1”, rezerva totale u rrit në 540 miliardë metra kub./trt