Terroristët u neutralizuan në vende të ndryshme gjatë operacioneve “Pençe” të Turqisë në rajon, tha Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Kosova Post.
Shtatë terroristë të PKK-së janë neutralizuar në operacionet e vazhdueshme të Turqisë në Irakun verior, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, shkruan AA.
Terroristët u neutralizuan në vende të ndryshme gjatë operacioneve “Pençe” të Turqisë në rajon, tha ministria në një deklaratë.
“Operacionet tona do të vazhdojnë derisa të neutralizohet terroristi i fundit”, shtoi ministria.
Operacionet “Pençe” janë një seri ofensivash që Turqia ka kryer që nga viti 2019 kundër organizatave terroriste në Irakun verior, veçanërisht PKK-së.
Më të fundit janë operacionet “Pençe-Şimşek” dhe “Pençe-Yıldırım”, të nisura nga Ankaraja më 23 prill në rajonet Metina dhe Avasin-Basyan të Irakut verior pranë kufijve të saj.
Grupi terrorist PKK shpesh fshihet në Irakun verior, menjëherë përtej kufirit jugor të Turqisë, për të komplotuar sulme terroriste në Turqi.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.