Doktori Faruk Gashi, ka folur për akuzat ndaj tij se për shkak të neglizhencës në punë, një pacient ka humbur jetën të shtunën në Lipjan, përcjell KosovaPost.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka treguar se rasti i videos që qarkullonte dje në rrjete sociale dhe rasti i vdekjes së pacientit janë krejtësisht të ndryshme dhe sipas tij nuk kanë të bëjnë me njëra-tjetrën.
Gashi thotë se pacienti që shihet në video nuk është pacienti që ka ndërruar jetë, dhe se ai është gjallë dhe mirë me shëndet.