U lëndua nga rënia e kulmit në Prishtinë, Elza Ujkani lirohet nga spitali

Vajza e cila u lëndua nga rënia e çatisë së Komunës së Prishtinës, Elza Ujkani ka njoftuar se tani është mirë dhe po del nga spitali, përcjell KosovaPost.

Më 18 janar të këtij viti, për shkak të erës së fortë kishte rënë çatia e objetit të komunës ku Elza kishte mbetur e lënduar rëndë.

Ajo, përmes një njoftimi në Facebook ka rrëfyer për gjithë ngjarjen që ka ndodhur dhe për vështirësitë gjatë qëndrimit në spital.

“Po shkoja në punë si çdo ditë tjeter, dhe për një moment çuditërisht… një zhurmë që më ndali dëgjimin, një dritë që mi mbylli sytë, një erë që e nuhata me të gjithe qënien time”, ka shkruar ajo.

Ajo ka përshkruar në detaje, kur ishte dërguar me ambulancë në spital.

“Po mundohesha të qëndroja e vetëdijshme, ndërsa ndjeja një errësirë të pakuptueshme që më rrethonte. Ende nuk po e kuptoja se çfarë ka ndodhur! Nuk kisha frikë, vetëm prisja që errësira te largohej… Pas pak… zhurma e ambulances, ato rrotat e shtratit qe po më dërgonin në spital, me dukej se herë pas here po me zgjonin nga gjumi, nga i cili nuk po mund të zgjohesha”, ka shkruar mes tjerash Elza.

”Për në fund, dëshiroj të ju bëjë thirrje të gjitha institucioneve që punët kur të kryhen, të kryhen në mënyrën më të mirë dhe mos të kursehet(vidhet) në mënyrë që të minimizohen fatkeqsitë si e imja” ka përfunduar shkrimin e saj ajo, e cila ka postuar edhe dy fotografi nga spitali.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika