Qysh në hyrje, tabela tregon në detaje mënyrën e pagesës.
Laura qe e hapur e vendi ku bëheshin pagesat tashmë është mbyllur.
Kjo hapësirë parkingu në rrugën Sutjeska në veri të vendit, u përdor për individ të caktuar dhe jo për gjithë qytetarët.
Si kjo, Policia e Kosovës bashkë me Inspektoratin Komunal të Mitrovicës së veriut mbyllën edhe tri sosh.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha për Tëvë1 se sipas informacioneve që ka Policia, pagesa ka shkuar nga 20 deri 30 euro.
“Kemi pa që ka parkingje këtu të cilat kishin qenë funksionale. Sipas informacioneve që ne kemi pas njerëzit kanë paguar aty dhe kanë marrë shërbime, që do të thotë nëse e ke pas 20 euro muajin, e ke pagu dikush i ka marrë paret e ke pas vendin e garantuar, me laurë komplet”, tha Elshani.
Sipas tij, rikthimi i hapësirës publike ka ndihmuar edhe në lirimin e rrugëve në këtë zonë.
“Kur kemi shkua aty bashkë me Inspektoratin komunal e kemi kuptuar që këto janë prona të komunës ose të Trepcës me një rast, edhe këto janë lirua nga inspektorët komunal. Ne i kemi asistu kemi qenë aty, janë katër lokacione të cilat janë liru dhe kur kemi fillu pastaj bisedimet edhe me qytetarë, me banorë dhe medie ju kemi tregu se tash janë liru parkingjet duhet edhe rrugët, shembull këtu në rrugën Sutjeska”, tha ai.
Në ato parkingje u fshehën edhe veturat zyrtare, e ku së fundi u gjet vetura të cilën e përdorte ish kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq.
E këto prona do t’i kthehen komunës.
“Ajo prona do të kthehet te Kuvendi Komunal dhe komunës së pjesës veriore. Kanë qenë në dispozicion vetëm njerëzve të caktuar sepse nuk kanë qenë në shërbim të gjithë popullatës së qytetarëve, nuk ka pas askush me i udhëheqë, ska pas kush me i bë ato pagesa, siç e dini qitash ekzekutivi jonë po kërkon veturat ku pas dy vitesh po gjenden edhe kerret të cilat kanë qenë në ato garazha”, tha kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Ugljanin.
Kjo rrugë afër Car Lazar, u lirua për qarkullim nga Policia e Kosovës pasi që më herët ka qenë e bllokuar duke u shfrytëzuar për parking.