Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkruar në librën e ngushëllimeve që ka hapur Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për shkrimtarin Ismail Kadare.
Rohde e quan “gjigant të letërsisë”, ndërsa thekson se Kadare përmes fjalëve të tij e solli letërsinë shqipe në botë
“Duke nderuar gjigantin e letërsisë Ismail Kadare. Fjalët e tij sollën letërsinë shqipe në botë dhe prekën zemra të panumërta. U prehësh në paqe. Trashëgimia e tij do të jetojë përmes tregimeve të tij të përjetshme dhe frymëzimit që ai u dha brezave të shkrimtarëve të rinj!”, është shprehur ambasadori Rohde.