Alexey Petrov ish-agjent sekret dhe këshilltar i qeverisë për luftën kundër krimit të organizuar në Bullgari, u vra në mes të ditës në shoqërinë e një gruaje. Petrov u kishte shpëtuar tentativave të mëparshme të vrasjes kundër tij, thanë autoritetet.
Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme u thanë gazetarëve se Petrov po shëtiste me një grua kur u qëllua për vdekje, ndërsa gruaja mbeti e plagosur. Pati dy tentativa të mëparshme për t’i vrarë, një në vitin 2002, kur dyshohet se u plagos mes një lufte droge dhe një sulm në vitin 2015, nga i cili doli i padëmtuar.
Vitet e fundit, 61-vjeçari drejtonte një nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve në vend. Ai ka shërbyer edhe si këshilltar i kreut të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare.
Le Figaro për rusët në Serbi: Vulin po iu bën presion, i spiunuar ata duke e ndarë atë informacion me Moskën
Ai njihet si pronar i kompanive të sigurimit, duke përfshirë edhe themeluesin e kompanisë së sigurimeve “Apollo and Balkan” nga vitet 1990. Ai ishte i pandehur në çështjen ndaj grupit kriminal “Oktapod”, i angazhuar në shantazh dhe zhvatje, por më pas u shpall i pafajshëm.
Petrov ka qenë edhe këshilltar i kryetarit të Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare në vitet 2008-2009, ndërsa për një kohë ka qenë edhe pedagog universitar në Universitetin për Ekonomi Kombëtare dhe Botërore.


























