Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, bën të ditur se mysafir në rezidencën e tij pati kryeministrin Albin Kurti dhe të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Rohde tha se është i nderuar që ka pritur ata, ndërsa theksoi se se temë e diskutimit në këtë tryezë ishte Procesit i Berlinit.
“I nderuar që kam përsëri si të ftuar në rezidencën time, të nderuarin kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe të dërguarin tim gjerman për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin. Diskutim i mirë dhe intensiv për rrugën përpara në Procesin e Berlinit!”, tha Rohde.