Gjykata e Tiranës ja ka caktuar një 28-vjeçari masën e sigurisë “arrest me burg”, ku përmes mashtrimit në rrjetet sociale kishte arritur të vidhte më shumë se 100 mijë euro nga shtetas të tjerë në Kosovë.
Ky personi vidhte llogaritë e Facebook, gjente familjarët e personit që e kishte profilin dhe i shkruante mesazh se kishte nevojë për para pasi ishte shtruar në spital.
Përmes kësaj mënyrë të mashtrimit, i riu kishte mundur të merrte shuma të ndryshme, të cilat kapin vlerën totale mbi 100.000 euro.


























