Këto pllaka të azbestit të cilat konsiderohen se kanë efekte kancerogjene, janë lënë afër lumit në fshatin Ballaban të Prishtinës.
Shkaku i rëndësisë ekologjike të tyre, banorët kanë filluar të shqetësohen.
Ata kërkojnë që këto rreth 70 pllaka të largohen nga kjo zonë, pasi sipas banorëve nëse ato bien në lum mund të rrezikohet uji i pijes.
Pas raportimit të Kanal 10, KRU Prishtina, ka bërë me dije që menjëherë ekipet kanë dal në teren dhe e kanë parë vendin. /Gazeta10/