Mbi 1 mijë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot u bashkuan në Babaj të Bokës së Gjakovës për të demonstruar disa aksione.
E gjithë kjo në kuadër të ushtrimit fushor me titull “Ujku i Çeliktë”, raporton Klan Kosova.
Ky aksion njihet si një ndër trajnimet më kulmore të shkathtësive ushtarake të regjimentit të dytë të këmbësorisë.
Nga përdorimi i minahedhësit dhe autoblindave e deri tek pajisjet e reja, të gjitha këto u inspektuan nga afër prej komandantes supreme të Kosovës, Vjosa Osmanit. Bashkë me të edhe kryeministri Albin Kurti.
Për të parë aksionin e plotë, ndiqeni kronikën e përgatitur nga gazetarja Altiana Zogaj: