Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka mbajtur sot mbledhjen e parë të qeverisë, pas nëntë ditësh, për të diskutuar mbi ekonominë e Ukrainës në vazhdën e pushtimit rus.
Fotografitë e shpërndara nga zyra e Presidentit shfaqin Zelenskyn duke thënë se ishte “hera e parë pas një kohe” që anëtarët e qeverisë ishin takuar në një mjedis “normal”.
Në takim mori pjesë edhe kryeministri Denys Shmyhal.