Shërbimi i Situatave Emergjente të Ukrainës njoftoi se mbi 2.000 civilë ukrainas e kanë humbur jetën nga sulmet e Rusisë që vazhdojnë prej 7 ditësh, transmeton Kosova Post.
Në një deklaratë nga shërbimi thuhet se forcat ruse në javën e fundit kanë shkatërruar qindra objekte të infrastrukturës së transportit, shtëpi, spitale dhe çerdhe që i përkasin Ukrainës.
Më tej thuhet se në sulmet e kryera nga ushtria ruse kanë humbur jetën mbi 2.000 civilë ukrainas dhe se në këtë shifër nuk janë të përfshirë ushtarët ukrainas që kanë humbur jetën.
Ekipet e Shërbimit të Situatave Emergjente kanë shuar mbi 400 zjarre të shkaktuara nga sulmet ruse, ndërkohë që 10 zjarrfikës kanë humbur jetën duke kryer detyrën e tyre./aa