Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë se Ukraina po rrit prodhimin e saj të raketave.
Kievi u ka bërë thirrje vazhdimisht aleatëve evropianë që të rrisin shpenzimet dhe të ofrojnë më shumë armë, në mënyrë që të mund të furnizojë trupat e tij në vijën e frontit, të cilët janë përballur shpesh me mungesa gjatë luftimeve.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha sot se po rrit prodhimin e raketave të saj të lundrimit R-360, raporton Sky News, transmeton kk.
“Ukraina ka rritur prodhimin serik të raketave të lundrimit R-360. Raketat e modifikuara tani janë në gjendje të godasin objektiva në distanca më të gjata”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj ministrie.