Numri i të shtruarve në spital në Britani ka rënë për herë të parë që nga Krishtlindjet. Gazeta e Shërbimit Shëndetësor ka raportuar se pranimet në spitalin Covid në Londër dhe në jug-lindje të kryeqytetit kanë rënë.
Sipas HSJ, lajmi jep “indikacionin e parë thelbësor se vala e tretë mund të ketë arritur kulmin në dy nga rajonet ku filloi”.
Totali i pranimeve shtatë-ditore u ul me 131 në 5,919 në 10 janar. Por numri i pranimeve të regjistruara atë ditë, 734, ishte ende një nga 20 ditët më të ngarkuara që nga fillimi i pandemisë.
Spitalet në Londër janë përballur me një presion të madh të numrit të të shtruarve pas zbulimit të variantit të ri të koronavirusit që sipas ekspertëve përhapet më shpejt, por nuk është më vdekjeprurës. /abcnews.al