Manchester United tashmë gjendet në prag të eliminimit nga Champions League.
Skuadra angleze ka barazuar sonte në Turqi kundër Galatasaray. Anglezët edhe pse ishin duke fituar me avantazh prej dy golash lejuan skuadrën turke që ta kthejë ndeshjen e cila në fund ka përfunduar me rezultat 3-3.
Garnacho (11′), Fernandes (18′) dhe McTominay (55′) kanë realizuar për United, derisa golat për Galatasaray janë shënuar nga Ziyech (29′, 62′) Akturkoglu (71′).
Ndeshjen e ardhshme United e zhvillon kundër Bayern Munich, ndërsa Galatasaray ndeshet me Copenhagen.
Ndërkohë PSV Eindhoven ka fituar si mysafir nga Sevilla, duke e zënë vendin e dytë për momentin në Grupin B, që kryesohet nga Arsenal.
Holandezët kanë mposhtur spanjollët me rezultat 2-3.
Ramos (24′) dhe En-Nesyri (47′) kanë gjetur golat për Sevillan, kurse Saibari (68′), Gudelj (81′, autogol) dhe Pepi (90+2′) kanë realizuar për PSV.
























