UNRWA ka konfirmuar se është vrarë një punonjës i saj në Bregun Perëndimor.
“Ai u qëllua për vdekje në çatinë e shtëpisë së tij nga një snajper në veri të territorit”, ka thënë agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë në “X”.
UNRWA përmes këtij shkrimi tha se kjo shënon herën e parë që një anëtar i stafit të UNRWA-s vritet në Bregun Perëndimor në më shumë se 10 vjet.