Ushqimet ultra të përpunuara po krijojnë varësi si cigaret

Ushqimet industriale ultra të përpunuara nuk janë thjesht ushqime, por produkte shumë të inxhinierizuara, të dizajnuara posaçërisht për të maksimizuar kënaqësinë biologjike dhe psikologjike dhe për të shkaktuar përdorim të zakonshëm.

 

Sipas ekspertëve, mënyra e marketingut e këtyre produkteve përdor strategji të veçanta për të rritur tërheqjen e tyre, për të shmangur rregulloret dhe për të formuar perceptimin e publikut.

Nga ky këndvështrim, këto ushqime kanë më shumë të përbashkët me cigaret sesa me ushqimin tradicional.

Ky është përfundimi i një analize të realizuar nga studiues të universiteteve të Michiganit, Dukes dhe Harvardit, e publikuar në revistën “Milbank Quarterly”.

Ekspertët theksojnë se lidhjet midis ushqimeve ultra të përpunuara dhe cigareve janë të shumta.

“Të dyja janë substanca të inxhinierizuara industrialisht që ofrojnë përvoja të fuqishme sensoriale”, shpjegojnë studiuesit, të cilët sugjerojnë që këto produkte duhet të studiohen “përmes lenteve të shkencës së varësisë”.

Një aspekt kyç është aftësia e këtyre produkteve për të stimuluar sistemet e kënaqësisë në tru.

“Si cigaret, ashtu edhe ushqimet ultra të përpunuara janë dizajnuar me saktësi për të dhënë dozën e duhur të substancave që japin kënaqësi; nikotina për cigaret dhe karbohidrate të rafinuara dhe yndyra për ushqimet”, shkruajnë studiuesit.

Ushqimet janë gjithashtu të dizajnuara për t’u tretur shpejt dhe për të çliruar substancat menjëherë, duke krijuar nevojën për të konsumuar përsëri.

Përvoja sensoriale është shpesh e karakterizuar nga shpërthime të forta shijesh që zhduken shpejt, si dhe pamja vizuale që synon maksimizimin e tërheqjes së produktit.

”Këto veçori bëjnë që konsumimi i këtyre produkteve të bëhet i detyruar dhe të ketë pasoja shumë të dëmshme për shëndetin”, përfundon ekipi i studiuesve, i cili fton institucionet publike të konsiderojnë ushqimet ultra të përpunuara “më pak si ushqim dhe më shumë si materiale konsumimi të optimizuara edonistikisht, të ngjashme me cigaret”.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish