Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, në rrjetet sociale ka njoftuar se pas suksesit në fazën e përgatitjes teorike, efektivët shqiptarë kanë filluar trajnimin praktik për dronët luftarakë “Bayraktar”, me të cilët sipas tij Shqipëria do të pajiset shumë shpejt.
Krenarë për angazhimin e forcave tona dhe mënyrën sesi ata po pajisen me kompetencën e nevojshme për të operuar këta dronë të pararojës teknologjike në fushën e mbrojtjes”, ka shtuar ai.
Ndryshe, në dhjetor të vitit 2022 në Tiranë u nënshkrua kontrata për blerjen nga Shqipëria të flotës së mjeteve ajrore pa pilot (UAV) “Bayraktar”, sipas autoriteteve shqiptare, produkt i Partneritetit Strategjik Shqipëri-Turqi dhe në kuadër të modernizimit të Forcave të Armatosura shqiptare si anëtare të NATO-s.