Ushtarët gjermanë të KFOR-it kryen patrullime në veri të vendit

Ushtarët gjermanë të KFOR-it, në kuadër të Komandës Rajonale – Lindje, kanë kryer patrullime të rregullta në disa komuna të veriut të Kosovës, përcjell KosovaPost.

“Ushtarë gjermanë nga misioni i udhëhequr nga NATO, KFOR, në kuadër të Komandës Rajonale – Lindje (RC-E), vazhdojnë të zhvillojnë patrullime të rregullta në disa komuna të Kosovës veriore, brenda zonës së përgjegjësisë së RC-E”, thuhet në njoftim.

KFOR thekson se këto patrulla kontribuojnë në stabilitetin e të gjithë rajonit.

“Përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it ruan vetëdijen situative dhe kontribuon në stabilitetin në të gjithë rajonin, duke reflektuar angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.

Misioni rithekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit në Kosovë, si dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish