Nga sot, shkrimet zyrtare midis institucioneve dhe tabelave të rrugëve në Uzbekistan do të shkruhen me alfabetin uzbek të përshtatur me shkronjat latine, transmeton Kosova Post.
Në Uzbekistan, sipas udhëzimit të botuar më parë nga kryeministri Abdulla Aripov, që nga 1 gushti alfabeti uzbek i përshtatur me shkronja latine do të përdoret në shkrimet zyrtare midis institucioneve, të gjithë emrat e vendeve dhe rrugëve, termat, emrat e organizatave, tabela, reklama dhe njoftime, raporton AA.
Qeveria e Uzbekistanit miratoi vendimin në shkurt, i cili përfshin një udhërrëfyes për kalimin gradual në alfabetin latin. Sipas kësaj, deri më 1 janar 2023, vendi do të kalojë plotësisht në alfabetin latin. Po ashtu do të përgatiten rregullat e reja drejtshkrimore të gjuhës uzbeke me alfabet latin.
Drafti i ri i alfabetit uzbek, i paraqitur për publikun, përfshin 28 shkronja, një kombinim shkronjash dhe një apostrof. Në draftin e ri, në vend të shkronjave sh, ch, o ‘, g’ të përdorura në alfabetin uzbek, janë përshtatur me shkronjat latine aktuale si shkronjat në turqishte, ş, ç, ö dhe ğ, kombinimi i shkronjave “ng” dhe një apostrof ( ‘ ).