Kosova e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror të Tenisit për femra ‘Billie Jean King Cup’, në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
“U zhvilluan ndeshjet e para në Kampionatin Botëror të Tenisit për femra ‘Billie Jean King Cup’, në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Ditën e parë të këtij Kampionati vashat tona e nisën me fitore të shkëlqyera! Sot, në përballje me Kenian, Kosova arriti të shënoj fitore, duke mposhtur ekipin kundershtar me rezultatet:
Donika BASHOTA – Cynthia Wanjala, 6:1, 6:4.
Adrijana LEKAJ – Alicia Owegi, 6:0, 6:1.
Donika BASHOTA / Adrijana LEKAJ – Roselida Asumwa / Alicia Owegi, 6:1, 6:0.
Nesër ekipi do përballet me Shqipërinë, ndërsa të enjten nuk do kenë ndeshje pasi Naimbia është diskualifikuar! Ju urojmë shumë suksese vashave tona!”, ka komunikuar Federata e Tenisit e Kosovës.