Gazetari Valon Syla, i cili u sulmua ditë më parë nga tre persona ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social në Facebook edhe njëherë lidhur me ngjarjen.
Ai ka shprehur shqetësim sesi ende prokuroria nuk e kanë kontaktuar zyrtarisht mbi procesin rreth rastit të tij.
“Nuk i di saktësisht këto procedurat penale por diçka po me habit shume ne rastin e sulmit tim. Prokuroria/prokurori, as ai kujdestar e as ai qe është caktuar më vone, nuk më kane kontaktuar ende zyrtarisht. Prokuroria nuk me ka dhanë asnjë dokument rreth rastit tim, bile ende zyrtarisht nuk me kane tregu kush është prokuror i rastit. Prokuroria/gjykata, trupi gjykues i procedurës paraprake, nuk me kane njoftuar qe është mbajte seance për caktimin e paraburgimit te personave te dyshuar. Nga mediat jam informuar dhe kisha pasur qejf me qene prezent unë ose avokati im”, ka thënë Syla.
Ai thotë se beson në drejtësi por kjo nuk po i duket në rregull.
Siç potencon Syla, ngjashëm ndodhi me të, edhe me sulmin e rastit të parë ndaj tij.
Theksojmë se ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 3 të dyshuarave L.D, K.H, dhe O.H, për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.


























