Avokatët e Amber Heard, në seancën e radhës, kanë publikuar mesazhet që Johnny Depp i ka dërguar shokut të tij, këngëtarit Elton John.
Depp ka paditur në gjykatë ish-bashkëshorten e tij për shpifje, pas akuzave të kësaj të fundit për dhunë në familje, duke i kërkuar dëmshpërblim për prishje të imazhit në shumën e 50 milionë dollarëve.
Bëhet fjalë për një email që Johnny Depp i ka drejtuar Eltohn John, në lidhje me ish-gruan e tij Vanessa Paradis, me të cilën ka dy fëmijë. Në emailin drejtuar këngëtarit, sipas avokatëve të Heard, aktori e quan ish-gruan e tij “një zhvatëse, k**vë franceze.”
Java e dytë në gjykatë përfundoi me videot dhe audiot e “episodit të dhunshëm” të Depp nga avokatët e Heard. Ekipi ligjor i Heard po punon për ta portretizuar Depp si një alkoolist dhe të droguar, ndërsa ai pretendon se ish-gruaja e tij ishte agresive gjatë debateve të tyre.
Gjatë dëshmisë së tij, ai i tha gjykatës se Heard e ngacmonte, e kërcënonte se do të lëndonte veten nëse ai e do ta linte dhe se do të përdorte droga të forta gjatë gjithë martesës së tyre. Gjatë dëshmisë së tij, 58-vjeçari kujtoi se si aktorja e ‘Aquaman’ i tha se dy fëmijët e tij, nuk e pëlqenin atë dhe se ai ishte një “baba i keq”.
Depp pohoi se e vërteta ishte se fëmijët e tij nuk e pëlqenin Heardin.
Por për të kundërshtuar këtë pretendim, ekipi i Heard publikoi një email që Depp i shkroi në vitin 2013 Elton John, në të cilin ai ankohej për modelen dhe aktoren franceze Paradis, tani 49 vjeç, me të cilën ai qe i lidhur për rreth 14 vjet.
Në email, Depp i shkroi Elton John, për shërimin e nënës së tij nga një problem shëndetësor, përpara se t’i tregonte këngëtarit se fëmijët e tij kishin “rënë kokë e këmbë” për Heard dhe se ish-i i tij po përpiqej t’iu bënte lavazh trurin.