Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, është takuar me emisarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Sfidat aktuale politike dhe ekonomike në këtë rajon, si dhe mënyrat sit të integrohet rajoni më shpejtë në BE, ishin tema diskutimi.
“Diskutim i mirë me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Ne patëm një diskutim të gjatë dhe të thellë mbi Ballkanin Perëndimor, sfidat aktuale politike dhe ekonomike dhe si ta sjellim rajonin më shpejt në BE”, ka shkruar Varhelyi.


























