Komisionari evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi ka dënuar fuqishëm sulmin kundër Policisë së Kosovës. Ai ka porositur se dhuna duhet të ndalet menjëherë.
“Ne mbështesim punën e EULEX-it dhe KFOR-it në terren dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë”, porositi Varhelyi.
Komisionari evropian për zgjerim, njëkohësisht ngushëlloi familjen e policit të vrarë ndërsa të plagosurëve iu dëshiroi shërim të shpejtë. 
























