Tri sulme në intervale të ndryshme kohore kanë ndodhur mbrëmë në Mitrovicë të veriut dhe në Zveçan.
Kështu ka konfirmuar p, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
“Kemi pasur tri sulme mbrëmë. Në Mitrovicën e veriut kanë gjuajtur me gurë veturën e Policisë derisa ishte në lëvizje, si dhe kanë gjuajtur dy shok-bomba në stacionin policor. Po ashtu, në afërsi të stacionit policor në Zveçan kanë gjuajtur shok-bomb”, njoftoi ai.


























