Kryengritësit publikuan pamje të luftëtarëve të tyre të armatosur që patrullonin rrugët dhe ngrinin flamurin e bardhë të talebanëve në sheshin kryesor të qytetit Fayzabad, transmeton Kosova Post.
Kryengritësit talebanë që janë në avancim në Afganistan pretenduan se kanë pushtuar qytetin Fayzabad, qendra e provincës veriore Badakhshan pranë Taxhikistanit, shkruan AA.
Kryengritësit publikuan pamje të luftëtarëve të tyre të armatosur që patrullonin rrugët dhe ngrinin flamurin e bardhë të talebanëve në sheshin kryesor të qytetit.
Burimet lokale për AA thanë se forcat e sigurisë u tërhoqën pas sulmeve të ashpra të talebanëve për ditë të tëra.
“Provinca Badakhshan me të gjitha pronat e saj është pushtuar”, njoftoi në twitter zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Mujahed.
Numri i madh i vdekjeve që forcat afgane pretenduan se ua kanë shkaktuar kryengritësve, me sa duket, nuk kishte ndikim dhe talebanët vazhduan me avancimin e tyre në qendrat urbane pasi pushtuan rreth 200 rrethe rurale.
Me këtë, Fayzabad u bë kryeqyteti i nëntë provincial pas provincave Aybak, Qala-e-Nau, Lashkargah, Zaranj, Sheberghan, Kunduz, Taluqan dhe Sar-e-Pul që u pushtuan pjesërisht nga talebanët.
Muajin e kaluar, talebanët filluan sulme në qytetet kryesore, duke marshuar në Herat, Kandahar, Taluqan dhe Lashkargah, duke shkaktuar panik dhe ankth në mesin e miliona civilëve.