Zëvendëspresidentja amerikane KamalaHarris e cila po qëndron në Zvicër për të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën ka përmendur një ndihmë prej 1.5 miliardë dollarë për Ukrainën, kryesisht për sektorin e energjisë.
Kjo ndihmë financiare do të ndihmon për riparimin e infrastrukturën energjetike të dëmtuar nga raketimet e bombardimet ruse.
Kjo pako e ndihmës, nga USAID-i që është Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar dhe nga Departamenti i Shtetit, përfshin 500 milion dollarë, një fond i ri për ndihmë energjetike dhe 324 milion fond të ridrejtuar për nevojat emergjente të energjisë, ka thënë Shtëpia e Bardhë. Ndërsa pjesa tjetër prej 369 milion dollarëve do t’i jepet si ndihmë humanitare për të zhvendosurit dhe komunitetet e prekura nga lufta.
Të martën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski ka thënë se gjysma e kapaciteteve prodhuese të energjisë të vendit janë shkatërruar gjatë luftës.