Një 37 vjeçar ka humbur jetën dje në Çagllavicë, dhe i njëjti dyshohet se i kishte dhënë fund jetës së tij si pasojë e gjendjes së rëndë emocionale.
Dyshimet e para thonë se motivi i këtij rasti ka lidhje me një grup të fajdexhinjve me të cilët dyshohet se tashmë i ndjeri kishte pasur probleme.
Lidhur me këtë rast tashmë janë arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë shtyrë viktimën të bëjë vetëvrasje. Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.
“Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave të dyshuar për veprat penale “Shtytja në vetëvrasje” dhe “Fajdeja” sipas KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Prokuroria në koordinim me policinë janë duke ndërmarrë veprime tjera hetimore lidhur me këtë rast.
Vdekja e 37 vjeçarit është cilësuar si e dyshimtë, teksa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.