Prokuroria Themelore e Gjilanit është deklaruar rreth rastit ku një zyrtare policore është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj
Zëdhënësja e kësaj prokurorie Liridona Xheladini, ka thënë se rasti po cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”.
“Referuar pyetjeve tuaja ju njoftojmë se për këtë rast me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë dhe rasti është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’”, tha Xheladini.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.
“Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë këqyrja e vendit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thanë për Klankosova.tv nga IPK-ja.
“Po ashtu është konfiskuar edhe një armë zyrtare e cila do të dërgohet për ekzaminim”, theksuan nga ky institucion.