Në kuadër të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një person ka raportuar se në Qendrën Klinike Universitare ka vdekur mbesa e tij e mitur, e cila ka qenë duke u trajtuar qe tri javë, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit, rasti ka ndodhur paraditen e së hënës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërkaq me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.
“Prishtinë, 14.02.2022-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në QKUK ka ndërruar jetë mbesa e tij viktima femër kosovare e mitur, e cili ishte duke u trajtuar që tre javë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raport.