Tashmë kur është caktuar data e zgjedhjeve të reja parlamentare, janë shtuar edhe përplasjet mes pozitës e opozitës.
Një përplasje mes ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe ish-ministres Hykmete Bajrami është duke vazhduar këto ditë në rrjetin social Facebook.
Ajo tutje ka thënë se mashtrive të LVV-së po ju vjen fundi.
“Qytetarët po kërkojnë përgjigje pse mashtruat se do t’i përfundoni rrugët për Gjilan, Mitrovicë e Podujevë. Dikur një deputet i partisë në pushtet pyeste se a ka mashtru kryeministri diçka tjetër pos për energji elektrike? Mashtrimeve tuaja po ju vjen fundi dhe prandaj shkaktojnë dhimbje kur mashtrimet tuaja ua tregoj qytetarëve”, ka shkruar deputetja e LDK-së. /
Murati dhe Bajrami vazhdimisht po replikojnë me njëri-tjetrin përmes disa postimeve në llogaritë e tyre.
“Sebepi” i kësaj përplasje ishte një postim i ministrit Murati lidhur me përfitimet të Bonove të Diasporës, duke theksuar se investimi në këto bono ka qenë i suksesshëm dhe ka ndihmuar në zhvillimin e vendit.
Ndaj kësaj deklarate reagoi deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila akuzoi ministrin Murati për mashtrime dhe manipulime.
Por përplasja e tyre ka vazhduar. Ministri Murati e quajti Bajramin redaktore e lajmeve.