Të premten rreth orës 04:00 të mëngjesit është raportuar në polici për një person të vdekur në lagjen Mati 1 në Prishtinë. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se personi është 34 vjeç.
“Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim, aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes.” njofton policia.