Të gjithë pacientët në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Al Shifa në Gaza vdiqën si rezultat i bllokadës së vendosur nga forcat izraelite.
Kështu tha drejtori i spitalit, Muhammad Abu Salmiya, i cili dha edhe disa detaje të sulmeve izraelite.
“Të gjithë pacientët që ishin në reanimacion vdiqën. Të gjithë përveç njërit. Kjo ndodhi për shkak të bllokadës izraelite që po vazhdon prej shtatë ditësh. Që nga vendosja e bllokadës në spital, më shumë se 54 pacientë kanë vdekur tashmë. Kam frikë se ata që aktualisht janë në gjendje kritike”, tha Salmiya.


























