Blerim Vela nuk do të jetë më shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Telegrafi ka mësuar nga burimet e saj se vendimi është nënshkruar sot 30.11.2023, ndërsa hyn në fuqi nga data 01.12.2023.
Gjithashtu Telegrafi merr vesh se i njëjti ka kërkuar dorëheqje për arsye personale dhe familjare.
Ndryshe, së fundmi Vela ishte në qendër të kritikave për një status në platformën X që kishte të bënte me gazetarin Fahri Musliun, që ndërlidhej me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.