Policia ka arrestuar një person në Pejë, nën dyshimin se e ka sulmuar me thikë vëllain e tij.
I dyshuari për sulm me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Pejë 30.07.2024 – 20:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, të cilin e kishte sulmuar me një mjet të mprehtë – thikë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.