Vendet e NATO-s rrisin shpenzimet për mbrojtje

Më 2024, 23 vende anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) pritet të përmbushin apo të kalojnë objektivin për investimin e të paktën 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtje, krahasuar me vetëm tre shtete më 2014.

Udhëheqës të vendeve të NATO-s kanë parashikuar se shpenzimet financiare do të rriten, mes raportimeve se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do të kërkojë që vendet anëtare të shpenzojnë 5 për qind të PBB-së për mbrojtje.

Sipas të dhënave zyrtare të NATO-s, edhe Shqipëria e ka kaluar në 2024 shifrën prej 2 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, krahasuar me vitin 2014. Në vitin 2014 vendi ynë kishte derdhur 1.35% të shumës së PBB, ndërsa në vitin 2024 shifra është në 2.03%. nivelin më të lartë të rritjes e ka Polonia me 4.12% pasuar nga Estonia me 3.43% vijuar me SHBA-në me 3.38% etj.

Shifrat për vitin 2024 janë përllogaritur duke u bazuar në informacionet e raportuara nga ministritë e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s për pagesat që janë bërë apo që do të bëhen gjatë vitit fiskal. Islanda nuk është përfshirë, sepse nuk ka ushtri të rregullt. rtsh.

TABELAT

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika