Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se të martën (31.01.2023) do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
Ky do të jetë orari i ndërprerjes së energjisë elektrike sipas rajoneve të Kosovës.
31.01.2023
Ferizaj
NS 35/20/10 kV Magure do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Halilaqi (Kodi:41048003) nga ora 10:30 deri në ora 13:00
Vendet: Fshatrat: Harilaç, Rrafshina (Treshnjevkë), Sllatinë (një pjesë), Treshnjevka (një pjesë) dhe Vrellë e Goleshit (një pjesë).
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, punime në nënstacionin Harilaq.
Gjilan
1.
Nga NS 35/10 kV Gjilani 1 do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Malisheva (kodi: 60060018) nga ora 11:00 – 11:30 dhe nga ora 14:30-15:00
Vendet: rrugët: Hamdi Kurteshi (një pjesë), Muharrem Kurteshi, Vëllezërit Maliqi (një pjesë) dhe Abdullah Tahiri (një pjesë); fshatrat: Bukovik, Capar, Dobërçan, Kufcë e Poshtme (një pjesë), Malishevë, Malishevë e Poshtme, Malishevë e Epërme dhe Vërbicë e Kmetocit.
Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.
2.
NS 35/10 kV Gjilani 1
Nga Dalja 10 kV Malisheva do të ndërprehet:
TS 10/0.4 kV kV Kufca e Ulet (kodi: 60060018141) nga ora 11:00 deri ora 15:00
Vendet: Rrugët: Hamdi Kurteshi (një pjesë), Muharrem Kurteshi dhe Abdullah Tahiri (një pjesë).
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i transformatorit dhe ndërprerësit të tensionit të ulët.
3.
Nga NS 110/10 [kV] Gjilani 5 do të ndërprehet:
>
Dalja 10[kV] Ferma (kodi: 63000011) nga ora 11:00 deri në ora 13:00
Vendet: Livoqi i Epërm, Lagjja Marefcët, Cernicë, Gumnishtë, Vrapqiq dhe Dea.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i ndërprerësit të tensionit të ulët.
Prishtinë
1.
TS 35/10kV Fushë-Kosova do të ndërprehet:
Dalja 10kV Albana (Kodi: 15018008) prej orës 10:00 deri në ora 11:00
Vendet: Mesbardhi I, Mesbardhi II, Bardh i Vogël, Albana e Vogël, Sllatinë e Vogël II, Albana e Madhe te Shaljanët dhe FSK-ja.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, largimi i shtyllës tek shkolla.