Lamine Yamal fitoi trofeun Kopa i cili shpërblen lojtarin më të mirë nën moshën 21 vjeç.
Sulmuesi spanjoll u zgjodh nga njëzet e tre fituesit e Topit të Artë të “France Football”.
Qoftë me Barcelonën, qoftë me Spanjën gjatë Euro 2024 në Gjermani, Lamine Yamal ka mahnitur botën e futbollit.
Pas një performance thuajse pa të meta, Yamal është votuar me 22 vende të para nga 23 votues.
Vetëm Luiz Nazario da lima Ronaldo, fituesi i Topit të Artë në vitet 1997 dhe 2002, e renditi spanjollin në vendin e dytë pas Savinhos.
Fituesi i Trofeut Kopa, duke shpërblyer të riun më të mirë nën moshën 21 vjeç, zgjidhet nga një juri e madhe e përbërë ekskluzivisht nga fituesit e “Topit të Artë”.
Çdo fitues i “Topit të Artë” emëron tre lojtarë në rend sipas meritave. Tre lojtarët marrin përkatësisht 5, 3 dhe 1 pikë.
Trofeu i jepet lojtarit me numrin më të madh të pikëve. Në rast barazimi, lojtarët vendosen nga numri i kuotave në vendin e parë. Nëse barazimi se mbetet, nga numri i tyre në vendin e dytë.