E ardhmja e Mauricio Pochetino duket e vendosur. Pas eliminimit nga Champions League, mediat franceze kanë raportuar se trajneri do të largohet nga stoli i Paris SG në fund të sezonit.
Pavarësisht kontratës deri në vitin 2023, zhgënjimi është i madh dhe klubi ka nisur menjëherë punën për të gjetur zëvendësuesin. Ëndrra e madhe e drejtuesve është Zinedine Zidane. Legjenda franceze vlerësohet se ka profilin e duhur për t’i dhuruar parisienëve triumfin në Champions League.
Edhe pse nuk ka luajtur kurrë për PSG, Zidane ka korrur sukses të jashtëzakonshëm me Real Madrid si trjaner, duke fituar 3 herë Champions League në 4 vite.