Kandidatja për deputete nga VV, Fitore Pacolli ka njofutar se në Vetëvendosje ka aderuar anëtarja e re Florentina Tërholli, përcjell Kosova Post.
Pacolli tha se, krejt mërgata drejt në Vetëvendosje.
Postimi në Facebook:
Krejt mërgata drejt në Vetëvendosje!
Florentina Tërholli e lindur në 1998, një vjeç kur u largua bashkë me familjen në Londër.
Florentina shkollimin e saj e ka përfunduar në Londër. Studimet baçelor dhe master në fushën e drejtësisë i ka përfunduar në Westminster University.
Tani punon në një ndër kompanitë më prestigjoze në botë Allen&Overy.
Florentina tani është pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe do të kontriboj në ndërtimin e një sistemi pavarur të drejtësisë.
Florentina tani është në Londër por me mendje e zemër është në Kosovë e me VETËVENDOSJEn.