Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Prishtinë, ka iniciuar mbajtjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, për ta shkarkuar kryesuesin e Kuvendit Komunal, transmeton KosovaPost.
“Këshilltarët Komunal të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me mbështetje të këshilltarëve të AAK-së, një këshilltari të AKR-së dhe një këshilltari të pavarur, kanë inicuar mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës me të vetmen pikë të rendit të ditës: SHKARKIMIN E KRYESUESIT TË KUVENDIT KOMUNAL”, thuhet në njoftim.
Seanca e Kuvendit Komunal do të mbahet më datë 27.02.2024.