Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një aksion-konferncë para Prokurorisë Speciale të Kosovës, ku janë vendosur disa fotografi për prokurorë e gjyqtar të cilët janë pensionuar dhe rasti i Astrit Deharit ende nuk ka përfunduar.
Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ka theksuar se prokurori Afrim Shefkiu po del në pension pa përfunduar rastin e Astrit Dehari, duke thënë se ai e ka mbajtur rastin për më shumë së tri vjet.
“Ne si LVV e kem ftuar këtë konferencë për media, për të treguar një kronologji të rastit të Astrit Dehari, për veprimet dhe mos veprimet e prokurorisë së shtetit, përfshirë Prokurorinë Themelore, dhe atë Speciale, e sidomos mosveprimet e prokurorit special, Afrim Shefkiu, që tani e tri vjet e nëntë muaj e ka mbajtur rastin, dhe tani shkon në pension pa i përfunduar hetimet për rastin Dehari”, ka deklaruar ai.
Kurteshi ka bërë edhe një kronologji të rastit të Astrit Dehari, shkruan rtk.Në këtë aktivietet kanë marrë pjesë edhe prindërit e Astrit Deharit, bashkëshortja, si dhe avokati Tomë Gashi.