Për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor, Lëvizja Vetëvendosje ka lidhur koalicion parazgjedhor me AKR-në, në komunën e Dardanës.
Marrëveshja është arritur mes dy degëve të partive në këtë komunë.
Marrëveshja e nënshkruar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) nënkupton përkrahjen e kandidatit për kryetar komune i propozuar nga VV, Kadri Rahimaj dhe garimin me lista të ndara për kuvendin Komunal.