Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është iniciuar rasti pasi dyshohet se persona të dyshuar kanë depërtuar në xhaminë e fshatit dhe prej aty kanë vjedhur arkën që është e vendosur për bamirësi.
Rasti ka ndodhur në Siqevë të Prishtinës.
“Fsh. Siqevë, Prishtinë 09-11.10.2024 – NN. Është iniciuar rasti pasi dyshohet se persona të dyshuar kanë depërtuar në xhaminë e fshatit dhe prej aty kanë vjedhur arkën që është e vendosur për bamirësi .Vlera e parave që ishin në arkë nuk dihet, ndërsa rasti është në hetime ”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.