Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, morën pjesë në vënien e gurthemelit të objektit të ri që do të akomodojnë degën e Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC) dhe nën-stacionin e Policisë së Kosovës në fshatin Leshak të Komunës së Leposaviqit.
Në një njoftiminga ekzekutivi thuhet se objekti i ri do të ofrojë kushte të mira të punës për punonjësit publikë të ARC-së dhe zyrtarëve policorë të cilët do të jenë në nivel më të lartë të detyrës dhe përgjegjësive për të shërbyer të gjithë qytetarët.
“Duke i uruar punëkryesit punime të mbara dhe përfundim sa më të shpejt të tyre, kryeministri Kurti u shpreh se Qeveria e Republikës së Kosovës është e interesuar që shërbimet publike të jenë sa më cilësore dhe sa më afër qytetarëve, pa dallim”, thuhet në njoftimin e Zyres së Kreyeministrit.